Live

Miratohet rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër

08:55 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ministria e Financave ka bërë me dije se është miratuar rregullorja për funksionimin e Komisionit Mediko-Social përfshirë  disa ndryshime të rëndësishme.

Ndryshimet përfshijnë eliminimin e procesit të rivlerësimit, një kërkesë kyçe e komunitetit, rregullimin e procedurës së aplikimit për njohjen e statusit të personit të verbër dhe përmirësimin e kritereve dhe procedurave ekzistuese.

“Është e rëndësishme të theksohet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka përmirësuar gjithashtu procedurat për vlerësimin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, duke mundësuar aplikimin elektronik për këtë kategori. Ju lutem gjeni në këtë link Rregulloren (MFPT) Nr. 01/2025 për funksionimin e Komisionit mediko-social:

Shpërndaje në

U Kopjua