Live

Mitrovica nis garimin në Champions

11:19 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ekipi I femrave të futbollit KFF Mitrovica sot nis rrugëtimin e saj në  Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Mitrovica të martën ka udhëtuar për në Mal të Zi, ku luhet turneu i grupit të dytë të raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve në futboll për femra.

Ndeshja e parë do të luhet sot në orën 17:30 ndaj Olimpia Cluj.

KFF Mitrovia është në grupin e dytë së bashku me NSA Sofia e Bullgarisë, Brezinca Plevija e Malit të Zi dhe Olipmia Cluj nga Rumania, që konsiderohet favoritja e grupit.

Shpërndaje në

U Kopjua