Gigi Hadid ka përjetuar dicka jo shumë të këndshme gjatë qëndrimit në Mykonos të Greqisë.
Modelja ishte duke shijuar pushimet me motrën e saj Bella dhe mikeshat tjera. Gjatë kohës sa ato ishin jashtë dikush kishte vjedhur gjërat personale të Gigit.
Këtë modelja e konfirmoi përmes instagramit duke thënë që kurrë nuk do të kthehet më në atë vend dhe duke u rekomanduar edhe të tjerëve që t’i shpenzojnë paratë diku tjetër.
Burimet thanë për TMZ se pas një nate në qytet vajzat u kthyen në shtëpinë e tyre ku po qëndronin me qira dhe panë se bizhuteritë, veshmbathjet, çantat dhe syzet e diellit kishin humbur dhe pjesa tjetër e sendeve të tyre u shkatërruan.