Përdoruesit e Twitter nga tani mund t’i verifikojnë llogaritë e tyre nëse ata abonohen dhe paguajnë tetë dollarë në muaj.
Përdorues të shumtë të kësaj platforme mund të krijojnë llogari të rreme, edhe me emra të personave publikë, dhe nën rregullat e reja këto llogari do të verifikohen me sistemin e ri të prezantuar nga Twitter.
Më parë, personazheve të famshëm, politikanëve, gazetarëve dhe figurave të tjera publike u kërkohej të siguronin prova të identifikimit përpara se të merrnin “tik-un blu” që tregon verifikimin e llogarisë.
OKB i kërkon Muskut që t’i respektojë të drejtat e njeriut në Twitter
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, në fund të tetorit, ka blerë për 44 miliardë dollarë Twitter-in.
Vetëm një javë më vonë, më 5 nëntor, ai njoftoi se ka hequr nga puna gati gjysmën e punëtorëve të kësaj kompanie, me arsyetimin “nuk ka pasur zgjidhje tjetër”, sepse Twitter ka qenë duke humbur më shumë se 4 milionë dollarë në ditë.