Ish-sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes “Vetëvendosje” tash i aderuar në Partinë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosjen e ka kapur paniku në këto zgjedhje pasi “ajo po garon për vendin e tretë apo të katërt”.
“Nëse VV shkon vetë në zgjedhje, s’do të hyjë në qeveri. Nëse VV shkon vetë në zgjedhje, do të garojë për vendin e tretë apo të katërt”, ka parashikuar ai.
Sipas Molliqajt partia në të cilën tani aderon (PSD) do t’i ketë “minimalisht 10 deputetë”.