Live

Molliqaj: VV në panik nga zgjedhjet, mund të dalë e treta ose e katërta

09:06 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ish-sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes “Vetëvendosje” tash i aderuar në Partinë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosjen e ka kapur paniku në këto zgjedhje pasi “ajo po garon për vendin e tretë apo të katërt”.

“Nëse VV shkon vetë në zgjedhje, s’do të hyjë në qeveri. Nëse VV shkon vetë në zgjedhje, do të garojë për vendin e tretë apo të katërt”, ka parashikuar ai.

Sipas Molliqajt partia në të cilën tani aderon (PSD) do t’i ketë “minimalisht 10 deputetë”.

Shpërndaje në

U Kopjua