Live

Mosmjekimi i ulçerës me kohë mund të çojë në alivanosje, thonë mjekët (VIDEO)

18:54 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një 54-vjeçar kaloi mbrëmjen më të vështirë të jetës së tij. Kjo për shkak se i vetëm e larg familjes, i kaloi disa orë me të vjella me gjak duke mos e ditur se çka po ndodhë me të.

Pas shumë përpjekjesh e keqkuptimeve që pati me zyrtarët policorë e mjekët kujdestarë në emergjencën e QKMF-së në Bresje, Xhafer Mehmeti mbeti pa diagnozë atë natë, ndoshta më të gjatën e jetës së tij, raporton Kiks Kosova.

Tek të nesërmen, Xhafer Mehmeti, i cili kaloi natën pa asnjë sekondë pushim nga dhimbja që po i shkaktonte gjendja e tij shëndetësore, diagnozën e gjeti vetëm në QKUK, në repartin e Gastroenterologjisë.

Mjeku pranë atij reparti i kishte thënë se ai kishte pësuar pëlcitje të të thatit në lukth, të njohur në mjekësi si ulçerë.

Ani pse nuk deshi të prononcohej para kamerës, KIKS Kosova foli gjerë e gjatë me Arbër Veliun, doktorin i cili u përkujdes për gjendjen e rënduar të Mehmetit.

Sipas tij, Mehmeti kishte ardhur në gjendje të rënduar në atë repart dhe se reagimi i menjëhershëm ka bërë që pacienti mos të ketë komplikime të tjera.

Kiks Kosova bisedoi edhe me një nga kolegët e Veliut, gastroenterologun Skender Telakun, për simptomat e ulçerës dhe specifikisht të vjellat me gjak.

Në raste kur pacienti ka dhimbje tek zona e lukthit, e cila sipas profesorit Telakut është një zonë e ndërlikuar, i njëjti duhet të drejtohet për një sërë analizash.

Mosmjekimi i ulçerës në kohën e duhur dhe mosndalimi i gjakderdhjes, sipas gastroenterologut, mund të dërgojë deri në alivanosje. 

Shpërndaje në

U Kopjua