Live

Moszgjedhja e kryekuvendares, partia e 500K, i ka veç 57 vota për Haxhiun (VIDEO)

20:48 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Të mërkurën ishte vazhdimi i seancës konsultative të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ku pritej të hidhej në votim zgjedhja e kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit të Kosovës, por edhe zgjedhja e nënkryetarëve të rinj.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia që doli e para, edhe këtë herë e propozoi për kryetare, Albulena Haxhiun, ndonëse herëve të kaluara ajo nuk mori votat e nevojshme nga deputetët për të dalë në krye të parlamentit.

Votat e Haxhiu nuk lëvizën, sërish mbetën 57. Partitë opozitare të legjislaturës së kaluar, PDK, LDK dhe AAK, votuan kundër sërish.

3 abstenimet e NISMA-s mbetën njësoj, sikur edhe mosvotimi i Listës Serbe, teksa Duda Balje mungoi.

Tentime të tjera nuk pati të mërkurën. Kështu, brenda pak minutash u mbyll edhe episodi i pestë i konstituimit, për të vazhduar me të gjashtin të premten e 25 prillit.

Shpërndaje në

U Kopjua