Live

Moti për këtë javë: I nxehtë dhe me riga shiu

07:53 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë pritet të jetë me mot të ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta dhe të shoqëruara me riga shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë ngritje, derisa erë do të fryjë kryesisht kah jugperëndimi.

Sot temperaturat do të shkojnë deri në 18 gradë celsius. Moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me reshje të shiut.

Të martën është parashikuar që të ketë reshje shiu, e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, e ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë.

Të mërkurën temperaturat do të shkojnë deri në 24 gradë celsius. Parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndërsa, të enjten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”.

Derisa të premten do të mbajë “mot me diell dhe vranësira të shpërndara”.

“Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik”.

Shpërndaje në

U Kopjua