Live

Moti sot: Me vranësira, gjatë ditës nuk pritet shi

07:49 / 22 Mars 2025

Nga Kosova Live

Më shumë vranësira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, por nuk paraqiten mundësi për të reshura, e nuk mungojnë edhe intervale me diell. 

Tek vonë gjatë mbrëmjes, kur vranësirat dendësohen, vende-vende shoqërohen me riga lokale shiu. 

Temperaturat minimale nuk zbresin nën 0C, luhaten ndërmjet 2C deri në 5C, e ato maksimale ditën arrin deri në 18C e 20C.

Shpërndaje në

U Kopjua