Live

Moti: Vranësira e intervale me diell, temperaturat maksimale arrin deri në 22°C

07:59 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Në zona të caktuara pritet edhe breshër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h, raporton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 22°C.

Shpërndaje në

U Kopjua