Live

Mourinho e do Ibrahimoviqin në Tottenham

10:43 / 22 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Trajneri Jose Mourinho është duke e shqyrtuar mundësinë që ta sjellë sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviq, në Tottenham.

Mourinho dhe Ibrahimoviq kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune nga koha kur ky i fundit ishte pjesë e skuadrës Inter Milan dhe Manchester United, shkruan Goal.

Pavarësisht dëshirës së madhe për të bashkëpunuar, është raportuar se Mourinho nuk do të gjejë të holla në Spurs për blerjen e lojtarëve të rinj.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Shpërndaje në

U Kopjua