Jose Mourinho thuhet se është i gatshëm që ta marrë drejtimin e Bayern Munichut, pas shkarkimit të Niko Kovacit.
Bavarezët e shkarkuan trajnerin kroat pas rezultateve të dobëta, sidomos humbja 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit ishte arsyeja kryesore.
Sipas asaj që raporton Sky Sports, portugezi është më favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës gjermane.
Mourinho thuhet t’i ketë shikuar disa ndeshje radhazi të kampionit të Bundesligës, në mënyrë që të përgatitet menjëherë për punën.
Në listën e Bayernit janë edhe emra si, Massimiliano Allageri, Arsene Ëenger, Erik ten Hag dhe Maurichio Pochettino.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)