Jose Mourinho është në pritje për thirrjen e Real Madridit.
Mourinho u shkarkua dhjetorin e kaluar nga stoli i Manchester United dhe është i gatshëm të bëhet trajner i “Los Blancos”.
Humbja nga Real Mallorca ka bërë që Zidane përsëri të këtë kritika, ndërsa nëse nesër humb nga Galatasaray, atëherë tekniku francez do të shkarkohet.
Sipas mediave spanjolle Mourinho është i gatshëm dhe i motivuar për t’u rikthyer në Madrid.
Reali nesër është mysafirë i Galatasaray dhe humbja mund t’i shkaktoj shumë probleme për kualifikimin në Liga e Kampionëve.