Portugezi ka qenë trajner i shumë skuadrave të mëdha dhe sukseset nuk kanë munguar asnjëherë për të.
Por sfida e fundit te Manchester United nuk i kaloi sic duhet, andaj dhe u shkarkua me 18 dhjetor të vitit të kaluar.
Megjithatë ish- trajneri i Chelseat, Interit e Realit thotë se i mungon futbolli.
Mourinho i tha Sky Sports Neës: ”Kjo është në të vërtetë hera e parë që kam
kohë për të menduar, hera e parë që jam në Setubal në fund të korrikut ose në
fillim të gushtit në më shumë se 20 vjet”.
”Kam ca kohë që të mendoj, të rimendoj, të analizoj dhe ajo që ndiej është saktësisht se ‘Ze ‘(pseudonimi i Mourinhos si fëmijë) është plot zjarr!”
”Të gjithë më thonë të shijojë këtë kohë, por sinqerisht nuk po mundem ta bëj një gjë të tillë”.
”Më mungon futbolli, kam një kompromis me veten time, me njerëz që më duan, me aq shumë tifozë që kam në të gjithë botën, aq shumë njerëz sa kam frymëzuar. Jam i gatshëm të rikthehem”, potencoi ai.