Jose Mourinho i tha hapur se një prej lojtarëve të tij të Romës të largohej nga klubi për shkak të një “qëndrimi joprofesional” në një nga konferencat e tij për media pas barazimit 1:1 me Sassuolon të mërkurën.
Pas përfundimit të ndeshjes “The Special One” tha se një lojtar i “tradhtoi” shokët e tij të skuadrës, duke mos zbuluar emrin, por që sipas të gjitha gjasave ai do ta largojë në janar.
“Ishte një skuadër që donte të fitonte kundër një kundërshtari të fortë, më vjen keq që përpjekjet e skuadrës u tradhtuan nga qëndrimi i një lojtari joprofesionist”, tha ai për DAZN, transmeton Kosovalive.
“Një qëndrim joprofesional që nuk është i drejtë me shokët e tij, kjo është ajo që më zhgënjen. Një pikë larg shtëpisë nuk është ende një rezultat negativ dhe jam i kënaqur me qëndrimin e përgjithshëm të skuadrës sime”.
Mourinho nuk pranoi të identifikonte lojtarin kur u pyet, por u sigurua të theksonte se sa i zhgënjyer ishte.
“Unë nuk do t’ju them,” shtoi ai. “Kisha 16 lojtarë në fushë sonte dhe më pëlqeu qëndrimi i 15 prej tyre. Në janar, ai duhet ta gjejë veten një klub tjetër”.
Sipas raportimit të gazetës italiane “Corriere dello Sport” , Mourinho fjalën e ka pasur për mbrojtësin holandez Rick Karsdorp.