Ministria e Punëve të Jashtme të Kenisë ka njoftuar se sot ky shtet ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombetare, integritetit territorial dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.
Në njoftimin e tyre në rrjetin X u bë e ditur se sot presidenti i Kenisë, William Ruto është takuar me Behgjet Pacollin, që shkoi atje si emisar special nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u miratua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në vitin 2010. Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.
Në këtë kuadër, Presidenti William Ruto sot u takua me të dërguarin e posaçëm të Presidentes së Kosovës, Behgjet Pacolli në State House Nairobi”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kenya has recognised Kosovo as a State.
— State Department for Foreign Affairs | Kenya (@ForeignOfficeKE) March 26, 2025
Kosovo's declaration of independence on 17th February, 2008, received the endorsement of the International Court of Justice (ICJ) @CIJ_ICJ in 2010.
Kenya has recognised Kosovo in the interest of international peace and security,… pic.twitter.com/L45ewdgnqP