Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pas raportimeve që disa fluturime Kosovë – Gjermani pritet të anulohen.
Në njoftim, MPJD ka thënë se e gjithë kjo është shkak i grevës.
“Ju njoftojmë se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme pritet të anulohen fluturimet në këto aeroporte”.
Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se kjo situatë prek edhe linjat direkte ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.
MPJD në fund ka thënë se për njoftime të reja, duhet ta ndiqni faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.