Live

Mrika Nikci thyen rekordin botëror

15:01 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kosovarja 17 vjeçare Mrika Nikçi bashkë me babin e saj Arianit Nikçi thyen rekordin botëror si vajza më e re duke u ngjitur në majën e Carstensz Pyramide në Indonezi.

Alpinistja pejane e njohur edhe si Mrikë Malsorja sot me datën 15.08.2019 ,ka bërë ngjitjen në majën e Carstensz Pyramide në Indonezi.

Me këtë rekord të ri Mrika Nikçi është bërë femra më e re në botë që pa mbushur 18 vjet  ka kaluar misionin e 7 majave.

Njoftimin për rekordin e tyre e kanë bërë në faqen e tyre në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua