Veterani i UÇK-së, Muhamed Kuka dje për Klan Kosovën deklaroi se do të shkojë në këmbë në varrimin e babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Ai tashmë ka arritur në Skenderaj, ku edhe ka bërë homazhe para arkivolit të Haxhi Thaçit, përcjell Klankosova.tv.
Si gjithmonë, edhe atje Muhameti është shfaqur me uniformë dhe me flamur në dorë.