Live

Mundësia e fundit, Zhegrova rrezikon kombëtaren!

09:59 / 10 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Edon Zhegrova raportohet të ketë sonte mundësinë e fundit për të treguar veten në përfaqësuesen A të Kosovës, pasi sipas burimeve të Kosova.live që janë afër me Kombëtaren e Kosovës, trajneri Bernard Challandes po planifikon ta dërgojë Zhegrovën në U-21 për ndeshjet e radhës për shkak se ai nuk po përmirësohet.

Plani origjinal i trajnerit Zvicërran ishte ta dërgonte Zhegrovën tek të rinjtë që në këtë muaj por lëndimet e Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit e detyruan ta mbante në listën e tij dhe për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë ku patjetër i riu duhet të tregojë veten nëse dëshiron që edhe më tutje të jetë pjesë e “të rriturve” .

Shpërndaje në

U Kopjua