Live

Mungon Xhaka, City shkatërron Arsenalin

21:54 / 15 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Futbollistët e Manchester Cityt u janë rikthyer fitoreve në kampionatin anglez, pas humbjes tronditëse kohë më parë nga Manchester United, e cila i largoi ata nga lufta për titullin e kampionit të Premierë Ligës.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiolës sonte ishin dukshëm më të mirë se Arsenali në “Emirates”, duke shënuar tre gola në pjesën e parë.

Arsenali në këtë ndeshje luajti pa disa nga lojtarët kryesorë, mungesa e të cilëve u pa në terren.

Hector Bellerin, Kieran Tierney, Rob Holding, Dani Ceballos nuk ishin në formacionin e skuadrës për shkak të lëndimeve.

Edhe Granit Xhaka për shkak të tronditjes që pësoi në kokë gjatë duelit për top kundër West Ham United nuk ishte pjesë e Arsenalit.

Manchester City erdhi shumë shpejt në epërsi me golin e De Bryune në minutën e dytë.  Arsenali pas golit të pësuar nuk arriti të rikthehej në lojë dhe kjo iu hakmor në minutën 15 kur Raheem Sterling shënoi edhe golin e dytë për Cityn.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, City ishte në epërsi prej tri golash, duke iu falënderuar serish futbollistit De Bryune, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë takim, transmeton KosovaPress.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 35 pikë, 14 më pak se lideri Liverpul dhe katër më pak se Leicester City në vendin e dytë.

Shpërndaje në

U Kopjua