Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetes së zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila i kujtoi Nenin 26 të ligjit për qeverinë i cili parasheh dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë në rast se i njëjti zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës.
Murati tha se ky ligj do të vlente “po qe se çertifikimi i rezultatit nga KQZ do të bëhej para datës 23 mars 2025”, transmeton Periskopi.
Postimi i plotë:
Hykmete,
Lexoje çka thotë Neni 31, paragrafi 5 i ligjit.
Qeveria e cila e përfundon mandatin, kryen funksionet e njejta si qeveria në dorëheqje.
Neni 26 do të vlente po qe se çertifikimi i rezultatit nga KQZ do të bëhej para datës 23 mars 2025.
Nuk ju fajësoj, është hera e parë që një qeveri e çon mandatin deri në fund. Prandaj edhe u duket e pabesueshme.