Live

Murati me aludime të reja, thotë se ka deputetë nga ish-opozita që dëshirojnë të votojnë për, por janë të privuar nga subjektet e tyre

11:01 / 29 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputeti Hekuran Murati nga VV, ka akuzuar sërish partitë e tjera politike që nuk po ia votojnë Albulena Haxhiun për kryetare Kuvendi.

Madje, sot, Murati doli me dicka të re duke aluduar se ka deputetë nga partitë e ish-opozitës që dëshirojnë të votojnë, por janë të privuar nga subjektet e tyre politike.

Ndër të tjera ai deklaroi:

Sic edhe e patë, kemi një përsëritje të seancave, ku Kuvendi dështon të konstituuon vetveten. Kjo për shkak se një pjesë e deputetëve refuzojnë që të votojnë për kandidaten Haxhiu të cilën e kemi propozuar ne si fituese e zgjedhjeve.

Konsideroj se një situatë e tillë po vjen për shkak të atyre që nuk po votjnë për dhe të njëjtit ankohen që ka bllokim të Kuvendit. Bllokadë do të ishte nëse ne nuk do të propozonim fare kandidat.

Propozimi i kandidates sonë të kuvendit është bërë në kuadër të konstituimit të Kuvendit në mënyrë që ti hapet rrugë formimit të Qeverisë. Pra, formimi i qeverisë vjen tek mmë pastaj, që mandatari i caktuar, Kurti do të i ketë 15 ditë për formimin e Qeverisë.

Ka akuza që po kërkohet të votohet me zor, përkundrazi ka deputetë individual që të dalin nga kjo situatë, por janë qëndrime politike të subjekteve të tyre politike që nuk i lejojnë të ndahen nga grupi parlamentar.
Pra, nëse ka kufizim të të drejtës për votim ka në këto parti që insistojnë të votohet kundër apo të mos merret pjesë në votim”, tha ai ndër të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua