Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka pritur në radhë në hollin e Kuvendit për të marrë fjalën para mediave.
Gjatë kohës që ai po priste, po fliste deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, por paraprakisht të njëjtën gjë e ka bërë edhe kur fjalën e kishte kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ndërkaq, pasi e mori fjalën, Murati filloi akuzat ndaj opozitës për mosvotimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare./Klankosova.tv