Live

Muriqi arrin herët shifrën e dhjetë golave

10:16 / 23 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 23 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Të premten u shpall futbollisti më i mirë i Kosovës, ndërsa menjëherë të dielën konfirmoi se po përmbyll një vit shumë të suksesshëm. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formë të lartë te skuadra e tij Fenerbahçe.

Ai realizoi golin e tretë në fitoren 3:1 ndaj Beshiktashit, në derbin e xhiros së 16-të të Superligës turke. Pas një aksioni të rrjedhshëm në minutën e 58-të, topi erdhi në zonë te Muriqi, i cili e preku topin lehtë me këmbën e majtë për ta dërguar në rrjetë, shkruan sot Koha Ditore.

Për Muriqin ishte goli jubilar, i dhjeti, në paraqitjen e 15-të me Fenerbahçen në Superligën turke. Ai ka edhe dy asistime, ndërsa ka një gol e një asistim në një ndeshje për Kupë.

Fenerbahçe renditet në vend të tretë me 28 pikë. Prin Sivasspori me 34 pikë, kurse në vend të dytë është Bashakshehiri me 30 pikë. Beshiktashi është i katërti me 27 pikë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...