Live

“MUZË” emisioni më i ri në Kosovalive.net i cili flet për kulturën

14:13 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Mediumi Kosovalive.net po e rrit prodhimin televizivë, tani do të transmetojë edhe emisionin e zhanrit kulturë “MUZË”, me gazetaren Vahide Zejnullahu.

Që tani, emisioni “MUZË” – do të transmetohet tërësisht në formatin dixhital, në 20:15 në kanalin e Kosovalive.net në YouTube.

Do të marrin pjesë aktor/e, model/e, piktor/e, këngëtarë të ndryshëm të cilët do rrëfejnë për pasionet dhe sfidat e tyre gjatë karrierës.

Sa vlerësohet arti në Kosovë? Çfarë karakteristikash duhet të ketë një shoqëri me kulturë të lartë? Cilat janë mesazhet e të ftuarve për të rinjtë e Kosovës? Cilat ishin sfidat e artistëve tanë?

Për këto dhe gjithë të tjerat i’u ftojmë t’a ndiqni emisionin “MUZË”.

Shpërndaje në

U Kopjua