Drejtuesit e Napolit po kërkojnë transferimin e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie që pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga “San Siro”.
Gazeta italiane “Tuttosport” ka raportuar të martën se Napoli tashmë ka kontaktuar Milanin, duke i ofruar 35 milionë euro dëmshpërblim për Kessien. Mesfushori 22-vjeçar, nuk ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitje këtë edicion dhe për këtë arsye do të nxirret në shitje, transmeton Koha Ditore.
Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka një gol në dhjetë paraqitje në Serie A. Kessie u transferua te Milani në vitin 2017 nga Atalanta për 33 milionë euro dëmshpërblim.