Live

Ndahet nga jeta albanologu i njohur gjerman Wilfried Fiedler

10:35 / 12 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ditën e sotme, është ndarë nga jetë një prej albanologëve më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë, Wilfried Fiedler.

Lajmin e hidhur për vdekjen e dijetarit gjerman i cili iu përkushtua albanologjisë, e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave të Shqipërisë,

Gjatë vjet më parë, në jetëshkrimin e realizuar në shtypin gjerman thuhet se Fiedler është albanologu më i rëndësishëm në hapësirën gjuhësore gjermane të këtij gjysmëshekulli dhe merret intensivisht me studimet e gjuhës shqipe.

Prof. Fiedler ishte pjesë e skuadrës shkencore të Doris dhe Erick Schockman, të cilët në vitin 1953 realizuan të parën ekspeditë antropologjike gjuhësore gjermane për këngët çame, që u botuan më pas në dy vëllime.

Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin “Humbold” të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGJ-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë. Në vitin 1989 ai zëvendësoi si profesor dhe drejtues i njësisë shkencore të albanologjisë në Universitetin e Mynihut shkrimtarin Martin Camaj.

Pas daljes në pension në vitin 1998 Wilfried Fiedler vazhdoi të punojë si profesor i jashtëm për gjuhën shqipe pranë Universitetit të Jenës në Institutin për Studimet për Evropën Juglindore.

Wilfried Fielder ishte anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lista e tij e botimeve përmban, veç monografive monumentale për “Shumësin në gjuhën shqipe” (botuar edhe në gjuhën shqipe) dhe “Sistemin foljor të Buzukut”, edhe mbi 150 artikuj shkencorë nga fusha e shqipes dhe e gjuhësisë ballkanike.

Shpërndaje në

U Kopjua