Live

Ndahet nga jeta ish-pjestari i UÇK-së, Haxhi Mecini

15:10 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ka ndërruar jetë ish-pjesëtari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Mecini.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, ku përmes një postimi, thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:00.

“Ai ishte një ndër bijtë më të devotshëm të kësaj toke, që nuk kurseu as jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Me pushkën në dorë dhe zemrën plot atdhedashuri, qëndroi në ballë të luftës për çlirim, duke u bërë shembull i guximit, sakrificës dhe dashurisë për Kosovën.”, thuhet në njoftim.

“Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën, më 13.04.2025, në orën 14:00, në varrezat e lagjes Mecini, në Klinë të Epërme, Skenderaj.”

Shpërndaje në

U Kopjua