Gjatë aksionit “Stop Droga në Shkolla”, policia ka ndaluar dy persona të mitur, njëri për posedim të një arme zjarri e tjetri për shufër metalike.
Siç njofton policia, në dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Të njëjtit pastaj janë liruar me procedurë të rregullt.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar dy persona të mitur me inicialet R.Xh. dhe N.H. Gjatë kontrollit, te i mituri R.Xh. është gjetur një armë zjarri, ndërsa te N.H. një shufër metalike”, njofton policia në komunikatën për media.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit për të mitur, R.Xh. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit, pas së cilës është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj N.H. është përpiluar një shënim zyrtar dhe edhe ai është liruar, me rastin që do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.