Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Inter të mërkurën është në rrezik pezullimi për shkak të një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike që ka shkaktuar kaos në Evropë.
Mungesat e energjisë në shkallë të gjerë në Spanjë dhe Portugali kanë krijuar situata të vështira, ndërsa raportohet se edhe disa zona të Francës janë prekur, transmeton klankosova.tv.
Inter pritet të udhëtojë drejt Barcelonës nesër, 24 orë përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj klubit spanjoll.
Megjithatë, udhëtimi i tyre mund të ndikohet nga vonesat e mëdha në fluturime.
Aeroportet spanjolle janë prekur rëndë nga ndërprerjet e energjisë, dhe aktualisht priten vonesa prej disa orësh.
Kjo situatë mund të vërë në pikëpyetje zhvillimin e përballjes mes Barcelonës dhe Interit, edhe pse deri tani UEFA nuk ka njoftuar ndonjë ndryshim në orarin zyrtar. Mbetet të shihet nëse problemi do të zgjidhet në kohë.