Në një përditësim, kompania energjetike e Spanjës thotë se tensioni është rikthyer në nënstacione të caktuara në zonat e veriut, jugut dhe perëndimit të vendit.
“Ne vazhdojmë të punojmë me të gjitha burimet për të arritur rivendosjen sa më të shpejtë të furnizimit në të gjithë territorin”, thotë Red Electrica.
Por në një përditësim të vetin, firma kombëtare hekurudhore e Spanjës, Renfe thotë se të gjitha shërbimet janë ende të pezulluara “për shkak të ndërprerjeve të energjisë”.
Ndërkohë, shërbimi i metrosë së Madridit thotë se të gjitha linjat gjithashtu mbeten të mbyllura.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa thotë se nuk ka indikacione për ndonjë sulm kibernetik.