Live

Ndjenjat e urrejtjes dhe pakënaqësisë ndaj nënës suaj janë kërcënim për shëndetin dhe lumturinë tuaj

18:26 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Nëna është qenia më e rëndësishme në jetën tonë, nga marrëdhënia me të varet çdo gjë në jetën tonë

Çfarë marrëdhënieje keni me nënën tuaj? Të mirë? Të keqe? Nuk keni fare?

Dhe ajo marrëdhënie është shumë e rëndësishme.

Marrëdhënia juaj me nënën është bazë e marrëdhënies suaj me botën, me marrëdhënien tuaj me veten dhe me të tjerët, transmeton Telegrafi.

Nëse marrëdhënia juaj me nënën ka qenë e vështirë, e vështirë është të imagjinohet se jeta juaj dhe kontakti me njerëzit e tjerë nëpërmjet të cilëve realizoni potencialin dhe ëndrrat tuaja do të jenë të lehta. Do të jetë e komplikuar për shkak të emocioneve të rënda, ndjenjave të dhembshme, vështirësive, hidhërimit, zemërimit, fajit, inferioritetit.

Nëse nëna juaj për ndonjë arsye të veten nuk ka mundur t’ju dashurojë pa kushte, të shohë tek ju bukurinë, të jetë e lumtur me ju, nëse e ka refuzuar dashurinë tuaj, ju ka dënuar duke ju privuar dashurinë, nëse emocionalisht ka qenë inferiore, ka shfaqur dhunë psikike apo fizike ndaj jush – dhe ju për këtë arsye ndieni një zemërim të thellë, mund ta keni jashtëzakonisht të vështirë të krijoni dhe mbani marrëdhënie të harmonishme me njerëzit, të ndieni botën e jashtme si shtëpi tuajën, të ndieni forcën tuaj të ndryshimeve, të ndërtoni jetën tuaj, të shihni bukurinë te vetja dhe te të tjerët.

Shpërndaje në

U Kopjua