Futbollisti kroat, Ivan Gazdek e ka bërë skandalin e radhës në futbollin kroat.
Gazdek u ndëshkua me karton të kuq pasi vrau një pulë që kishte hyrë në fushën e lojës gjatë një ndeshjeje gjysëmprofesionale.
Një video publikuar në rrjetet sociale shihet futbollisti gjysmëprofesinal i cili ishte ëruar shumë me ato pula dhe i kishte ndjekur ato.
“Më besoni, nuk ishte e qëllimshme. Rezultati nuk ishte aspak i sigurt në ato momente dhe ndeshja u desh të ndalet. Terreni ishte plot me fekale, këto janë kushte johigjienike”, u shpreh Gazdek.
“Unë vrapova drejt pulave për t’i frikësuar ato, e lëviza këmbën dhe e vrava njërën në mënyrë aksidentale, ta hajë dreqi”, përfundoi Gazdek.
Më poshtë mund ta shikoni videon e skandalit