Live

“Ndoshta dikë duhet me e gjuajt në kontejner të bërllokut”, çfarë po paralajmëron Bekë Berisha?

20:02 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se për të nuk do të ishte fare problem zgjedhja e Albulena Haxhiut të VV-së si kryetare e kuvendit.

Berisha tha se Haxhiu do të ishte më e mira për ta shpërfaqur më së miri Lëvizjen Vetëvendosje, por tha se nuk mund ta votojë pasi Haxhiu pasi nuk e kalon me votën e tij dhe se nuk do të që ndahet nga opozita.

“Doja që të kuptoheshim ne dhe ta bëjmë një veprim politik në tërësi sepse këtu po flasim për shtetin, nuk po flasim për ego personale. Nuk jam unë Albin Kurti. Unë e kam Kosovën të paren dhe kam qejf të kem mirëkuptim me të gjithë deputetët e tjerë”, tha Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se situata me konstituimin e kuvendit tregon se sa janë të pjekur politikisht partitë politike që ta zgjidhin një problem, sipas tij, shumë të vogël pasi “ambasadat e këto qysh kanë funksionuar deri tash, kësaj radhe nuk ka funksionuar”.

Berisha u lëshua edhe në ofendime ku tha se nga regjistrimi i fundit i popullsisë “ne kemi dalë diku 1 milionë e 300 mijë” dhe se sipas tij, nëse vazhdon ky trend, për 10 vjet Kosova do të hyjë në fazën nën 1 milion banor dhe siç u shpreh, vjen një moment kur në mënyrë rapide Kosova do të bie nën 500 mijë banorë “dhe ne do ta humbim shtetin e Kosovës”.

“Dhe ky është alarm për këta egoistët, magarët, budallenjtë që janë në politikë. Vendin e kemi fituar me gjak, tash kjo nuk është më shaka. Nëse vazhdojmë duke i përkëdhelur egot e këtyre njerëzve, unë s’kam llogari si qytetar i Kosovës, unë mund të vdes por me e humb shtetin e Kosovës nuk lejoj”.

“Po, i ofendoj dhe nuk do të ecë kështu. Ndoshta është mirë që të konsumohet edhe Gjykata Kushtetuese dhe nëse nuk na nxjerr prej kësaj situate, duhet të dilet në rrugë, duhet të ballafaqohemi me këta njerëz”, tha Berisha, njofton Klankosova.tv.

Deputeti i AAK-së paralajmëroi edhe ndërrimin e formave, të cilat tha se ndoshta nuk janë krejt demokratike.

“Kështu nuk shkohet më, këtu duhet me nis me i ndërru format, ndoshta nuk janë demokratike krejt, ndoshta duhet të dilet në rrugë, ndoshta dikë duhet me e gjuajt në kontejner të bërllokut”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua