Lega Serie A ka miratuar një sistem të ri garash për Superkupën e Italisë, që do të fillojë nga viti i ardhshëm.
Deri më tani është zhvilluar vetëm një ndeshjes, ajo mes kampionit nga Serie A dhe atij nga Kupa e Italisë, transmeton Gazeta Express.
Por, sipas “La Gazzetta dello Sport”, nga viti i ardhshëm do të jenë dy skuadra, përfshirë edhe vendin e dytë nga Serie A dhe finalistin e Kupës së Italisë.
Gazeta italiane gjithashtu theksoi se edhe dy edicionet e ardhshme të Superkupës do të zhvillohen në Arabinë Saudite.
Finalja e Superkupës dikur ishte ndeshja e parë zyrtare e sezonit në Itali, por shpesh është luajtur në janar dhe jashtë saj, pas partneriteteve me Kinën dhe Arabinë Saudite.
Format a 4 squadre e si giocherà in Arabia Saudita: ecco come cambia la Supercoppa italiana https://t.co/aKoevjZPl4
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) March 13, 2023