Live

Në 26-vjetorin e masakrës në Nakaradë, familja Mirena nderon 16 të vrarët nga forcat serbe

10:35 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sot shënohet 26-vjetori i një prej masakrave më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Më 21 prill 1999, forcat serbe hynë në fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës dhe nxorën nga shtëpitë e tyre 16 burra dhe djem të familjes Mirena, të cilët më pas u ekzekutuan dhe u masakruan në mënyrë mizore.

Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike, anëtarët e familjes Mirena kanë bërë homazhe në nderim të më të dashurve të tyre të vrarë gjatë luftës, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua