Live

Në Brod po mbahet gara në ski për grupmosha

23:15 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Organizuar nga Federata Skitare e Kosovës, për herë të katërt po zhvillohet gara ndërkombëtare në skijim për grupmoshat e reja, “FIS CHI DARDANIA CUP”, e cila po mbahet në qendrën e skijimit “Arxhena” në Brod të Dragashit.

Sot garat u organizuan në disiplinën e sllallomit, grupmoshat U-14 dhe U-16, ku morën pjesë 39 garues nga pesë shtete të ndryshme.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tanë, ku tek U16, vajzat tona fituan dy medalje.

Nga KOK-u, i pranishëm ishte edhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni, i cili në fjalën e tij, përgëzoi FSK-në me kryetarin Milaim Kelmendi për organizimin e shkëlqyer të kësaj gare, derisa foli edhe për mbështetjen që KOK po bënë për sportistët, konkretisht ata të skijimit, katër prej të cilëve janë bursistë “Shpresa Olimpike 2023”.

Nënpresidenti Maxhuni ndau edhe medaljet për më të mirët. Nesër organizohet gara në sllallom të madh.

Shpërndaje në

U Kopjua