Live

Në Entin Special në Shtime u rrahën dy paciente, njëra mori lëndime dhe trajtohet në QKUK

10:05 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Enti Special në Shtime ka raportuar në polici se më 25 shkurt të këtij viti, dy paciente janë rrahur mes vete.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njëra prej pacienteve ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, rasti është duke vazhduar të hetohet.

Shpërndaje në

U Kopjua