Në kuadër të mësimit të gjuhës shqipe, me iniciativë të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën “Esenler Rumelililer Derneği”, në Esenler të Stambollit filloi punën kursi i parë i gjuhës shqipe.
Të theksojmë se në këtë pjesë të Stambollit jeton një pjesë e madhe e diasporës shqiptare, prandaj edhe nga ky kurs do të përfitojnë të gjithë ata që janë të interesuar ta mësojnë shqipen.
Këtë kurs dhe të tjerë që do të hapen, MDIS-i do t’i mbështetë në vazhdimësi.