Nga datën 6 dhe 7 shtator në Prishtinë do të mbahet Festivali Rock United, ka njoftuar organizatori Kreshnik Berisha.
Rock United është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.
Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.
Gjatë 2 mbrëmjeve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.
Në natën e parë e do të performojnë disa grupe, përfshirë edhe Grupin 403.
“The Mole Pack, Zwada, Vini e Veni, Gillespie, Purgatory, kurse për mbylljen e natës së parë janë grupi legjendar kosovar Grupi 403, për të cilët kjo natë do të jetë kulminacioni i karrierës së tyre”, thuhet në njoftimin e organizatorit.
Derisa në natën e dytë do të performojnë, “Proximity Mine, Jutbina, Këpurdhat, Trampolinë, PeterPan Quartet, dhe natën e dytë të festivalit do ta përmbyllë grupi i njohur Elita 5, të cilët i rezistuan kohës për 30 vite, duke i qëndruar besnikë muzikës rock, me shumë hite të njohura dhe performanca të paharruara.