Në Prishtinë është hapur panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore, i cili është organizuar në kuadër të projektit “Networking for Succes”. Në këtë panair pjesëmarrëse janë gra dhe të rinjtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët prezantojnë punimet e tyre si veshje e ushqime të shumta tradicionale.
Drejtoresha e Organizatës “Derë e Hapur”, Beti Muharremi, tha se ky projekt po synon në qëndrueshmërinë dhe kontributin në të dyja vendet, me qëllim të shtirjet së aftësimit profesional. Ndërsa, në emër të Rrjetit të Grave të Maqedonisë së Veriut (SOZM) foli Savka Todorovska, e cila tha se ky panair ndihmon që gratë e të rinjtë të krijojnë ndërmarrësit e tyre të qëndrueshme. Sipas saj, ky projekt synon të ndihmojë edhe në zvogëlimin e migrimit në dy shtetet.
Përkrahje të vazhdueshme për panaire të tilla ofroi edhe zëvendësministrja e Zhvillimit Rural, Magbule Shkodra, e cila tha se panaire të tilla ndihmojnë në shkëmbin e përvojave dhe shtrirjen e bizneseve të tyre edhe jashtë kufijve të Ballkanit. Ky panair financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Organizata “Dera e Hapur” dhe “SOZM”.