Live

Në Prizren nis edicioni i 18-të i “DokuFest”

08:27 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Prej sot e deri më 10 gusht në Prizren do të mbahet edicioni i 18-të, i festivalit të filmit “DokuFest”. Para publikut janë zgjedhur të shfaqen 282 filma, ndërsa tematika e këtij edicioni është zgjedhur të jeta e vërteta.

Drejtoresha e festivalit “DokuFest”, Nita Deda, ka thënë se këtë vit ky festival do të ketë një program të larmishëm duke përfshirë ekspozita, muzikë dhe filma për të gjitha kategoritë. Nga 2 500 filma garues janë përzgjedhur 16 prej tyre që do të garojnë në gjashtë kategori.

Përveç kësaj Dokufesti do të sjellë edhe programin e festivalit për fëmijë, ku për çdo ditë nga ora 10:30 deri 11:30 do të ketë filma për fëmijë pa pagesë për moshat deri 14 vjeç, përcjellë me aktivitete tjera, si punëtori, koncerte e etj.

Kurse, drejtoresha ekzekutive Linda Llulla ka pohuar se përveç filmave në program të festivalit do të jenë edhe shumë aktivitete tjera si punëtori, panele të ndryshme e aktivitete që do të fokusohen në tematikat e festivalit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...