Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se nuk janë takuar asnjëherë me Vetëvendosjen pë të folur rreth një koalicioni të mundshëm mes tyre.
Ajo tha se janë duke punuar që ta ndërtojnë një qeveri bashkë me partitë që deri dje kanë qenë opozitë.
“Nuk kemi pas asnjë takim me Vetëvendosjen, nuk kemi dërgu asnjë kërkesë për takim me VV dhe nuk ka pas asnjë kërkesë nga ana e tyre. Kandaidati ynë për kryeministër dhe kryetari i PDK është takurar me Abdixhikun, Haradinajn, Limajn dhe me disa përfaqësues të komuniteti jo shumicë.
Ka pasur takime, është e qartë e kemi thënë edhe më herët ne duam një qeveri nga opozita e deridjeshme. Në do të preferonim dhe po punojmë që ndërtojmë një qeveri me partitë që deri dje kemi qenë në opozitë”, tha ajo mes tjerash.