Live

“Nëse VV propozon kandidat unifikues, e votojmë”, thotë Haradinaj

10:27 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Para fillimit të seancës konstituive, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse VV-ja propozon një kandidat unifikues, partia që ai udhëheq do ta votojë.

Sipas tij, partia fituese nuk e ka menaxhuar mirë situatën.

“Nëse do të jetë një kandidat unifikues, e japim votën. Nuk është propozim, ka mbajtur qëndrim të respektueshëm, s’do të ishte problem me e votu atë, edhe Shqipe Selimin. Ne i kemi propozuar këta dy emra”.

“Menaxhim i keq nga VV-ja, vetëm tash gjysmë ore para seancës i kanë thirrë përfaqësuesit e partive, nuk është një qasje serioze”.

Shpërndaje në

U Kopjua