Portieri i Bayern Munchen dhe i kombëtarës gjermane, Manuel Neuer, ka zbuluar detaje tronditëse për shëndetin e tij.
Neuer tha se ishte diagnostifikuar tre herë me kancer. Ai theksoi se tre herë ishte nënshtruar operacionit.
“Në rastin tim, është kanceri i lëkurës në fytyrën time, i cili më shtyri t’i bëjë tre operacione”, tha ai për gazetën gjermane Bild.
Por, ky fakt nuk e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës “Qatar 2022”, që fillon më 20 nëntor. Këto informacione, 36-vjeçari i zbuloi për herë të parë.