Të dy janë futbollistë shumë të njohur. Neymar e Cristiano Ronaldo njihen edhe si sportistë që përfitojnë mjaft nga reklamat e sponzorët.
E kësaj radhe ata dy janë pjesë e një reklame të përbashkët.
Një video-xhirim ka përfunduar në rrjetet sociale të shtunën në mbrëmje, që tregon Neymar dhe Ronaldo në ringun e boksit, duke u përballur në këtë sport burrëror.
Mësohet se bëhet fjalë për një reklamë për një nga televizionet portugeze.
Njerëzit kanë pyetur se cili e fiton duelin. Disa madje edhe kanë ngritur dyshimet nëse reklama është reale. Por jo, është e vërtetë. Ky duel është pjesë e një reklame të një televizioni portugez, e cila u publikua muajin e kaluar. Ikonat e futbollit po promovonin “Meo”, një rrjet mobil portugez.