Live

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael

12:06 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Duke filluar nga data 5 maj 2025, kosovarët që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë Shtetin e Izraelit për qëllime turistike, do të përfshihen në listën izraelite të vendeve të përjashtuara nga viza.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në platformën X, ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës,  znj. Tamar Ziv.

Megjithatë, para udhëtimit, të gjithë shtetasit e Kosovës do të duhet të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim), një proces i domosdoshëm për të hyrë në Izrael.

Aplikimi për ETA-IL duhet të bëhet të paktën 72 orë para nisjes së udhëtimit, njofton Klankosova.tv.

ETA-IL e miratuar lejon qëndrimin në Izrael deri në 90 ditë për çdo vizitë.

Shpërndaje në

U Kopjua