Vitamina B6 është tepër e rëndësishme për trupin, duke qenë se merr pjesë në kryerjen e shumë funksioneve. Ajo ndikon në rregullimin e oreksit, gjumit, të menduarit dhe humorit.
Trupi ka nevojë për vitaminë B6 për të luftuar infeksionet, për të shndërruar ushqimin në energji dhe për të ndihmuar gjakun në transportin e oksigjenit në të gjithë pjesët.
Çfarë shkakton mungesa e vitaminës B6?
Mungesë energjie
Niveli i ulët i vitaminës B6 mund të shkaktoj anemi, që do të thotë nivel i ulët i rruazave të kuqe në gjak. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të dobët fizikisht.
Ndryshime në lëkurë
Shenjat e mungesës së vitaminës B6 mund të pasqyrohen edhe në fytyrë pasi trupi përjeton ndryshime kimike. Çfarë vihet re më shpesh është një skuqje zakonisht në fytyrë e quajtur dermatit seborrheic. Me kalimin e kohës kjo skuqje mund të bëhet gjithnjë e më e dukshme.
Buzë të thata, të plasaritura
Goja mund të jetë një pjesë e mirë e trupit për të dalluar mungesën e vitaminës B6. Mungesa e vitaminës B6 mund të shfaqet me tharje dhe çarje të buzëve dhe kryesisht në këndet e buzëve dhe ënjtje të gjuhës.
Sistem imunitar i dobët
Mungesa e sasisë së vitaminës B6 mund ta bëjë që trupi juaj të jetë më i predispozuar ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. Kjo gjendje mund të kthehet në një rreth vicioz, sepse vet kanceri për shembull dhe sëmundje të tjera varfërojnë magazinat e vitaminës B6.
Mpirje të duarve dhe këmbëve
Keni ndjesi shpuese në gishtërinj apo i ndieni këmbët e mpira? Këto mund të jenë si rezultat i një çrregullimi nervor i quajtur neuropati periferike. Mungesa e vitaminës B6 mund të ndikojë si nxitës i neuropatisë periferike.
Vitamina B6 dhe vitamina të tjera B si vitamina B12 janë thelbësore në mbajtjen e qelizave nervore të shëndetshme.
Ndjesi hutimi
B6 ju ndihmon të rregulloni humorin dhe kujtesën. Nëse vini re se ndiheni konfuz ose të trishtuar, veçanërisht kur jeni i moshuar, kjo mund të jetë si pasojë e nivelit të ulët të vitaminës B6.
Vitamina B6 zakonisht funksionon paralelisht me vitamina të tjera B, nëse keni nivel të ulët të tyre, aftësitë tuaja mendore mund të ngadalësohen.